Kulturë

Shpresa për nominim, “Zgjoi” në pritje të kapitullit të ri

Më 21 dhjetor u dha lajmi se “Zgjoi” është në listë të ngushtë për “Oscar”, kurse sot (8 shkurt) do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar. Më 27 mars pritet të mbahet ceremonia kryesore

Se e marta është përplot emocione për ekipin e filmit “Zgjoit” nuk ka pikë dyshimi. Pritjet për publikimin e listës së të nominuarve për “Oscars” do të jenë një “rollercoaster” ndjenjash. Dominon shpresa për të bërë histori. “Zgjoi” filmi nën regji të Blerta Bashollit është i pari film tërësisht vendor që ka arritur të hyjë në listën e ngushtë për filmin më të mirë ndërkombëtar që përzgjidhet nga “Academy Awards”. Është mundësi më e afërt që të bëhet edhe i pari i nominuar.

 

Ekipi i filmit “Zgjoi” është nën ethet e nominimeve. Para publikimit të pesëshes së artë për filmin më të mirë ndërkombëtar, shpresat për nominim janë shkëndijë e fuqishme

Se e marta është përplot emocione për ekipin e filmit “Zgjoit” nuk ka pikë dyshimi. Pritjet për publikimin e listës së të nominuarve për “Oscars” do të jenë një “rollercoaster” ndjenjash. Dominon shpresa për të bërë histori. “Zgjoi” filmi nën regji të Blerta Bashollit është i pari film tërësisht vendor që ka arritur të hyjë në listën e ngushtë për filmin më të mirë ndërkombëtar që përzgjidhet nga “Academy Awards”. Është mundësi më e afërt që të bëhet edhe i pari i nominuar.

Më 21 dhjetor u dha lajmi se “Zgjoi” është në listë të ngushtë për “Oscar”, kurse sot (8 shkurt) do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar. Më 27 mars pritet të mbahet ceremonia kryesore. Rrugën drejt “Oscarit” më herët e kishte shtruar filmi “Shok”. Regjisori britanik, Jamie Donoughue, me filmin me kastë nga Kosova, kishte arritur që të jetë në pesëshen e të nominuarve, në kategorinë e filmave të shkurtër më 2016.