Kulturë

Piktura që paraqet Krishtin pritet të shitet për 40 milionë dollarë

“Të gjithë e njohin, madje edhe sikur të kenë mësuar shumë pak histori arti, pasi që veprat e tij ‘Primavera’ dhe ‘Birth of Venus’ janë ikona. Ju mund t’i gjeni ato kudo në Firence kur të shkoni për të blerë tasa. Prandaj për të pasur një vepër të tij të qasshme për t’u shitur nga të gjithë është shumë emocionuese dhe e veçantë”, ka thënë Christopher Apostle nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” në New York. Sa i përket veprës, ka thënë se ajo është unike në mënyrën si e përshkruan Krishtin

Artisti Sandro Botticelli kishte pikturuar “Njeriun e dhimbjeve” në fund të karrierës së tij, midis viteve 1500-1505. Këto detaje i ka bërë të ditura Christopher Apostle nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” në New York. Ai ka treguar se piktura është në një koleksion privat familjar që nga viti 1963. Me daljen e saj në treg, javën e ardhshme, ka treguar se shtëpia e ankandeve “Sotheby” ka vlerësuar se ajo do të shitet për më shumë se 40 milionë dollarë.

Sipas Christopher Apostle, vepra është një nga shitjet kryesore të javës.

“Të gjithë e njohin, madje edhe sikur të kenë mësuar shumë pak histori arti, pasi që veprat e tij ‘Primavera’ dhe ‘Birth of Venus’ janë ikona. Ju mund t’i gjeni ato kudo në Firence kur të shkoni për të blerë tasa. Prandaj për të pasur një vepër të tij të qasshme për t’u shitur nga të gjithë është shumë emocionuese dhe e veçantë”, ka thënë ai.

Sa i përket veprës ka thënë se ajo është unike në mënyrën si e përshkruan Krishtin.

“Krishti është si ‘njeriu i dhimbjeve’. Por çfarë është e pazakontë është mënyra se si ai ka përdorur engjëjt e bardhë dhe gri, rreth kokës së tij pa përdorur ngjyra, që pak a shumë janë si një kurorë a aureolë. Secili prej tyre mban nga një gjësend të veçantë. Pra, ju keni gozhda me të cilat Krishti u gozhdua në kryq. Ti e ke atë kamxhikun me të cilin është goditur. Ju keni shkallën me të cilën ishte larguar nga kryqi. Pra, është një lloj ideje dhe imazhi mahnitës, ua kujton të gjitha fazat e ‘pasionit të Krishtit’”, ka thënë ai.

Sipas tij, artisti luan me kohën në vepër. E shfaq Krishtin para dhe pas kryqëzimit.

Në ankand do të dalë edhe “Një figurë njeriu e punuar nga gëlqerja”, vepra nga Egjipti daton rreth viteve 2440-2355 para erës sonë. “Sotheby” pret ta shesë skulpturën për 3 ose 5 milionë dollarë.

“Kemi vepra shumë interesante gjatë javës, përfshirë edhe një skulpturë egjiptiane që është mbi 4 mijë vjet e vjetër. Kështu që ka mundësi të shumta për vepra arti që lanë gjurmë ndër shekuj”, ka thënë Christopher Apostle.

Një tjetër veçori e shitjeve të javës së ardhshme është piktura “Portreti i një zonje si Pomona”, e njohur edhe si "Marquise de Parabère" nga Nicolas de Largilière.

Nazistët e blenë pikturën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shkrimtarja Pauline Baer de Perignon së fundmi shkroi një libër rreth rimarrjes së koleksionit të artit të stërgjyshit të saj, duke përfshirë “Portreti i një zonje si Pomona”. Vlerësimi për këtë vepër është midis 1 milion dhe 1.5 milionë dollarë.

“Sotheby” do të nxjerrë në ankand edhe 200 palë atlete në madhësi të ndryshme nga stilisti i ndjerë Virgil Abloh. Këpucët titullohen "Louis Vuitton x Nike Air Force 1s".

Abloh i bëri këpucët për koleksionin e burrave të “Louis Vuitton”, “Pranverë-verë 2022”.Shtëpia e ankandeve vlerëson se ato do t’i shesin nga 5 deri në 15 mijë dollarë secila.