Kulturë

Pulla postare në nderim të “The Rolling Stones”

Posta Mbretërore e Britanisë do të emetojë një seri të veçantë prej 12 pullash postare “si një mirënjohje për një nga grupet më të njohura të rockut të të gjitha kohëve”
 

“The Rolling Stones” po nderohet në pullat postare me të reja britanike, me një seri të veçantë në të cilat paraqiten performancat në mbarë botën, pasi grupi legjendar i rockut sivjet shënon 60-vjetorin e themelimit.

Posta Mbretërore e Britanisë ka bërë të ditur të martën se do të emetojë një seri të veçantë prej 12 pullash “si një mirënjohje për një nga grupet më të njohura të rockut të të gjitha kohëve”.