Çelisti kroat Stjepan Hauser, dhe anëtari i 2Cellos ka publikuar performancën e tij së bashku me kitaristin shqiptar, Petrit Çeku të mbajtur më 6 tetor në Zagreb.
Ata kanë performuar Arian (Cantilena) – “Bachianas Brasileiras No. 5” të kompozitorit brazilian, Heitor Villa – Lobos, së bashku me Orkestrën e Filarmonisë së Zagrebit në “Lisinski Concert Hall” në Zagreb, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHauser tregons e ishte një moment magjik që ndjeu gjatë kësaj performance, në të cilën për një moment e gjithë bota ndalet.
“Video e re nga koncerti klasik me të mrekullueshmin Petrit Çeku. Ndonjëherë ka momente në muzikë që janë aq magjike sa ndjeni se e gjithë bota ndalet për disa çaste, koha nuk ekziston, dhe për mua të performoja këtë Aria të bukur ishte një prej atyre momenteve, shijojeni”, ka shkruar Hauser në Facebook.