Kulturë

Muzika – gjuha e përbashkët, harmonia me pasionin

“Ping Pong: Si i mbijetuam sulmit të kulturës së muzikës hiperkapitaliste”, ka qenë tema e njërit prej paneleve me Bruno Cabral (nga e majta) Alan Crofton, Grego O’Halloran, nën moderimin e Julia Richterit, të premten në “Kino Armata”

Ka qenë e natyrshme që hapja e “Prishtina Music Conference” të bëhej me muzikë, e për këtë organizatorët kanë përzgjedhur Medina Surdullin në piano, e cila dëshmon se ajo dhe muzika s’kanë e s’njohin kufij. Por ngjarja, e cila debuton në skenën vendore, performancat muzikore i ka pjesë shtesë. Konferenca sjell këndvështrime të ndryshme mbi artin muzikor, zbërthime teorike e shkencore, që e gjejnë pikën e përbashkët te konstatimet sikurse ai se ajo është gjuhë e përbashkët, a se pasioni është zanafillë e saj

“Vesht’ kanë sy, shohin, gjykojnë e nuk harrojnë”, është fjalia rreth së cilës “Prishtina Music Conference” ka zhvilluar programin e saj. Si cak e ka t’i bashkojë njerëzit nëpërmjet muzikës. Për këtë, edicioni i parë është ndërtuar në shumë diskutime. Për ta sinjalizuar hapjen e parë të këtij eventi, e kanë ftuar Medina Surdullin. Nga skena e vogël e Teatrit Kombëtar të Kosovës, vajza me sindromën Down ka përçuar te publiku lojën e saj në piano. Ani pse pasioni i saj për këtë instrument kishte filluar në vitin 2010, asaj nuk është që i bie shpesh të luajë para publikut. Lojën e saj e ka nisur me veprën e njohur të Bethoveenit “Für Elise”. Surdulli, e cila merret edhe me aktivitete të tjera, është shprehur e lumtur që ka hapur edicionin e parë të “Prishtina Music Conference”, i cili u titullua “Muzikë për të gjithë”.

“Mendoj që e kam bërë hapjen shumë mirë dhe jam e aftësuar me aktivitete”, i ka thënë KOHËS, ajo pak minuta pasi ka performuar para publikut.