Kulturë

“Los Angeles Times”: Të veja dhe të shtypura, gratë e “Zgjoi” në pavarësi të guximshme

Yllka Gashi në rolin e Fahrije Hotit në filmin “Zgjoi”

Serioziteti dhe qëllimi në fytyrën e Fahrijes, zeshkanes me shikim të rreptë – që e njohim nëpërmjet “Zgjoit”, portretizimit të gjatë dhe fleksibil të regjisores nga Kosova, Blerta Basholli – vijnë drejtpërdrejt. Duket sikur ajo ka një mijë mendime në kokë, dhe për një periudhë të shkurtër gjersa debutimi Bashollit dhe fituesi në “Sundance” shpaloset, disa nga këto brenga të zymta dalin në pah. Cilado nga situatat, me shumë lehtësi do të destabilizonte një grua mesatare, por Fahrija – e cila portretizohet nga aktorja kosovare, Yllka Gashi – është, siç edhe shihet, një grua jo e zakontë.

“Zgjoi” zhvillohet disa vjet pas luftës në Kosovë, por mjaftueshëm afër sa për të qenë në zgjimin e vrullshëm të saj. Është i bazuar në një ngjarje të vërtetë me sfida feministe dhe shërimin që llogaritet si një nga rrëfimet më prekëse për të rimarrë veten pas konfliktit, që shkatërroi fshatin dhe masakra që u bë aty la shumë familje pa me të afërmit e tyre dhe dhimbja për të pagjeturit ende është aty.