Aktorja dhe protagonistja kryesore e filmi Zgjoi, Yllka Gashi, është nderuar me mirënjohje nga qyteti i Stamfordit në Connectitcut ku ajo ka jetuar nga viti 2015.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mirënjohja e marrë ishte e veçantë për shkak se iu dha në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.
“Në vitin 2015 kur unë dhe familja ime erdhëm për të jetuar në Amerikë, qyteti i Stamfordit në Connecticut, u bë shtëpia jonë larg shtëpisë! Së bashku me vajzën time, ecja çdo ditë në rrugët e qendrës së qytetit - Mill River Park, Biblioteka Ferguson dhe këndi i lojërave Cove Beach - ishin ndër destinacionet tona të preferuara. Çdo ditë duke shëtitur lagjet dhe duke mësuar gjëra të reja dhe ndërsa më mungonte familja dhe vendlindja ime, Stamford arriti të më sillte gëzim dhe siguri në jetë. Edhe pse ne tashmë jetojmë në një tjetër qytet,Stamfordi ende mbetet një shtëpi e dytë për ne! As në një milion vjet atëherë, nuk kam guxuar të ëndërroj se gjashtë vjet më vonë, në vitin 2021, ky qytet do të më nderojë me mirënjohjen e kryetarit të komunës për punën në ‘Hive’ - kandidatin e Kosovës për Oscar 2022 dhe dashtë Zoti të nominuarin”, ka shkruar ajo.
Ajo tutje ka shkruar se ndihet shumë e mirënjohëse për çmimin.
“ Ajo ka shkruar se në këtë ceremoni vjetore të organizuar nga Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich dhe z. Richard Llukaj - biznesmen, filantrop dhe patriot i suksesshëm shqiptaro-amerikan - ndër të ftuarit specialë që na nderuan me praninë e tyre ishin edhe kryetari aktual i Stamfordit z. David Martin. Kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë znj. Caroline Simmons, z. Jim Himes - Përfaqësuesi i SHBA (D-CT 4th District) dhe z. Ferit Hoxha - Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York City”, ka shkruar ajo.
When I first moved to US with my family in 2015, the city of Stamford in Connecticut, became our home away from...
Posted by Yllka Gashi on Monday, November 29, 2021