Kulturë

Ansambli “Çeta e Profetëve” merr çmimin kryesor në “Hasi Jehon”

Juria e përbërë nga Sami Piraj, kryetar, dhe anëtarët Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen e çmimeve tradicionale të Festivalit. Sami Piraj, kryetar i Komisionit, ka thënë se Festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore, bëhet e ditur në njoftimin e Festivalit

Ansambli “Çeta e Profetëve”, nga Kruma e Hasit të Shqipërisë ,është shpallur fitues i edicionit të 32-të të festivalit “Hasi Jehon” të mbajtur në Gjonaj të Prizrenit. Sipas njoftimit të Festivalit, programi i sivjetmë është mbyllur në natën e tretë me ndarjen e çmimeve tashmë tradicionale në këtë ngjarje kulturore.

Juria e përbërë nga Sami Piraj, kryetar, dhe anëtarët Asim Canolli, Hysen Dida, Dilaver Kryeziu dhe Muhamet Lushaj ka bërë ndarjen çmimeve tradicionale të festivalit. Sami Piraj, kryetar i Komisionit, ka thënë se festivali ka arritur që të trajtojë probleme më esenciale të vlerave të trashëgimisë shpirtërore dhe asaj muzikore, bëhet e ditur në njoftimin e Festivalit. Aty gjithashtu theksohet se kreu i jurisë ka veçuar edhe sfidat që ka sjellë pandemia dhe njëherësh ka uruar që Festivali të gëzojë mbrojtje ligjore nga shteti.