Kulturë

Muzeu i njohur rus “Hermitage” hap ekspozitë virtuale

Ekspozita i lejon përdoruesit të krijojnë avatarë digjitalë dhe të eksplorojnë faqen virtuale duke përdorur kompjuterë, telefona inteligjentë, syze të realitetit virtual dhe pajisje të tjera digjitale
 

(AP) - Ka vetëm një mënyrë për t’i parë këto vepra arti - duke u lidhur me internet. Është ekspozita “The Ethereal Ether”, e mbajtur nga muzeu shtetëror Rus “Hermitage”. Ajo nuk mbahet brenda galerive të institucionit, por po mbahet ekskluzivisht në një hapësirë ​​virtuale. Në ekspozitë shpalosen vepra të artit “ NFT” – një njësi unike digjitale që sulmoi botën e artit këtë vit. Kuratori Dimitri Ozerkov ka thënë se donte që ekspozita të tregonte historinë e kësaj manie të re.

“Ne u përpoqëm të zgjidhnim ato vepra që eksplorojnë natyrën e NFT-ve, natyrën e fenomenit të ri, natyrën e personit në këtë fenomen të ri, eksplorojnë veçoritë e ndërveprimeve midis realitetit dhe virtuales”, ka thënë ai.