Kulturë

Elbenita Kajtazi gati për debutimin si konteshë në “Dasmën e Figaros”

Debutimi me konteshën bën që Elbenita Kajtazi të përvetësojë rolin e tretë nga kjo operë. Debutimin e parë e kishte me rolin e Barbarinës në vitin 2016 në teatrin “Aalto”, në qytetin gjerman Essen, rolin e dytë që këndoi ishte Susanna në vitin 2019 në Operën shtetërore të Hamburgut, ndërsa tani i ka ardhur radha rolit të konteshës

“Është plotësisht e pakuptueshme për mua se si dikush ka mundur të krijojë diçka kaq perfekt”, kishte thënë kompozitori gjerman Johannes Brahms, për “Dasmën e Figaros”. “Asgjë e tillë nuk është kompozuar më herët, madje as nga Beethoveni”, kishte shtuar ai. Opera me katër akte e Wolfgang Amadeus Mozart u kompozua në vitin 1786. Për këtë kompozim vazhdojnë të thuren lavde edhe pas kaq shumë shekujve.

“Mozarti është një ndër kompozitorët që ka ditur të shkruajë shumë bukur dhe ta përshtatë orkestrën shumë mirë duke e vënë në pah zërin”, ka thënë të mërkurën sopranoja Elbenita Kajtazi. Ajo e ka rolin e konteshës pikërisht tek opera “Dasma e Figaros”, që të shtunën ka premierën në “Theater Erufurt” në Gjermani.