Bënte jetë tepër perëndimore, torturohet e vritet “Brad Pitt” irakian.
Trupi i modelit e aktorit Karar Nushi u gjet në rrugët e kryeqytetit irakian, pak orë pasi familja kishte denoncuar zhdukjen e tij.
Djaloshi mbante flokë të gjatë dhe vishej me stil perëndimor, transmeton Shqiptarja. Karar Nushi, i riu model e aktor që jetonte në Bagdad, ishte cilësuar nga shtypi vendas si “Brad Pitti irakian”, për shkak të ngjashmërisë me aktorin e famshëm Hollywoodian.
Trupi i tij i torturuar, gjymtuar u gjet i pajetë të hënën në rrugën Palestina, në veri të Bagdadit.
Vrasja e pamëshirshme dyshohet se është bërë nga ndonjë grup i fortë islamik, që nuk duronte dot stilin e jetesës së të riut që karakterizohej tepër perëndimor për vendasit.
I riu kishte marrë kërcënime të vazhdueshme sa ishte gjallë, Kjo u mësua nga miqtë e tij që shkruan në rrjete sociale pak pasi morën vesh vdekjen e djaloshit.
Sipas tyre, grupe anonime e kishin kërcënuar Kararin për flokët e gjatë bionde dhe veshjet “Fashion”. Por i riu jo vetëm që nuk i kishte marrë parasysh këto kërcënime, por kishte vijuar normalisht stilin e tij të jetesës duke marrë pjesë në role në teatër, apo në konkurse bukurie.
Ndërkohë grupet islamiste e akuzonin atë për sjellje homoseksuale apo për një djalë prostitutë që frekuentonte vazhdimisht femrat.

Autoritetet irakiane nuk e kanë komentuar ende rastin e vdekjes apo të identifikojnë autorët.
Kanali televiziv NRT dëshmoi se në trupin e të riut kishte shenja të mëdha dhune ndaj dyshohet se ai është torturuar mizorisht para se të vritej.
Ndërkaq prej vitit 2003 në Irak shumë të rinj janë zhdukur dhe më pas janë gjetur të vrarë. Djemtë kanë pasur prirje homoseksuale ose preferonin të mos respektonin traditat vendase dhe bënin një jetë të shfrenuar.