Kulturë

PEN Qendra e Kosovës përkujton shkrimtarët e ndjerë

Nesër PEN Qendra e Kosovës fillon aktivitetin letrar Ora e Shkrimtarit, i edicionit të dytë.

Në këtë cikël aktivitetesh do të përkujtohen shtatë shkrimtarë të ndjerë të Kosovës.

Aktiviteti i parë mbahet nesër, 26 tetor, në KultPlus dhe fillon në orën 17:00.

Në ditën e parë të Orës së shkrimtarit 2, nesër, do të përkujtohet shkrimtari Latif Berisha. Për këtë shkrimtar e veprimtar do të flasin Ibrahim Berisha dhe Sali Bashota.

Më 28 tetor 2021 do të përkujtohet vepra e shkrimtarit Enver Gjerqeku dhe për të do të flasin Milazim Krasniqi e Blerina Rogova,.

Azem Shkreli do të përkujtohet më 2 nëntor 2021. Për të do të flasin: Avni Spahiu dhe Naime Beqiraj. Më 4 nëntor 2021 për shkrimtarin Din Mehmeti do të flasin Haqif Mulliqi dhe Qibrije Demiri Frangu

Shkrimtari dhe publicisti Ramiz Kelmendi do të përkujtohet më 9 nëntor 2021. Flasin: Ibrahim Kadriu dhe Binak Kelmendi

Shkrimtari Rrahman Dedaj do të përkujtohet më 11 nëntor 2021. Do të flasin: Anton Berishaj dhe Adil Olluri

Musa Ramadani do të përkujtohet më 16 nëntor 2021. Për të do të flasin: Osman Gashi dhe Agron Gashi.