Dirigjenti i njohur holandez Bernard Haitink ka vdekur në shtëpinë e tij në Londër në moshën 92 -vjeçare.
Ai drejtoi orkestrat më të mira të botës në Londër, Amsterdam, Çikago dhe Dresden, në një karrierë prej 65 vjet.
I lindur në Amsterdam në vitin 1929, Haitink fitoi shumë çmime dhe ishte një figurë kryesore në skenën e muzikës klasike në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe në muajt e fundit të tij në podium, shfaqjet e tij me Orkestrën Simfonike të Londrës u përshkruan si "magjepswse".
Kompania e tij e menaxhimit njoftoi vdekjen e tij të enjten vonë në mbrëmje, duke thënë se një nga dirigjentët më të famshëm të gjeneratës së tij kishte vdekur i qetë në shtëpinë e tij, shkruan BBC.
Ishte në Holandë ku Bernard Haitink krijoi reputacionin e tij si dirigjent, duke filluar karrierën e tij muzikore si violinist pasi kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij nën pushtimin nazist.
Haitink performoi me pothuajse të gjitha orkestrat e mëdha të botës, veçanërisht në Britani me Filarmoninë e Londrës, Operën Mbretërore dhe Opera të Festivalit të Glyndebourne.