Kulturë

Riorganizimi i mobilierisë urbane, sfidë për qendrën e Prizrenit

Udhëzuesi për “Riorganizim të elementeve të përkohshme (mobilierinë urbane) në Qendrën Historike të Prizrenit” del si kërkesë edhe nga Plani i Menaxhimit të Qendrës Historike, sikurse edhe nga Strategjia për zhvillimin e turizmit

Përpjekjet e Komunës së Prizrenit për hartimin e një udhëzuesi për riorganizimin e mobilierisë urbane në Qendrën Historike deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme. Asnjë ofertues nuk është paraqitur në konkursin e shpallur për këtë qëllim. Aktiviteti i prokurimit është shpallur dy herë për këtë projekt, por në të dyja rastet është anuluar nga organet komunale për shkak të mungesës së ofertave.

 

Duke e parë se tendat, ulëset, tavolinat, reklamat e shumëçka tjetër janë të llojllojshme, autoritetet komunale ka kohë që synojnë që dukja dhe vendosja e tyre të definohet me dokument. Por aktiviteti i prokurimit për hartimin e udhëzuesit për “Riorganizim të elementeve të përkohshme (mobilierinë urbane) në Qendrën Historike të Prizrenit” ka dështuar për të dytën herë

Përpjekjet e Komunës së Prizrenit për hartimin e një udhëzuesi për riorganizimin e mobilierisë urbane në Qendrën Historike deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme. Asnjë ofertues nuk është paraqitur në konkursin e shpallur për këtë qëllim. Aktiviteti i prokurimit është shpallur dy herë për këtë projekt, por në të dyja rastet është anuluar nga organet komunale për shkak të mungesës së ofertave.

“Komuna e Prizrenit e ka tenderuar dhe ritenderuar këtë aktivitet të prokurimit, por nuk ka pasur ofertues, prandaj dhe është anuluar. Në të ardhmen nëse kërkohet nga Drejtoria për Turizëm, ne mund ta iniciojmë sërish aktivitetin e prokurimit”, ka thënë Isa Osmankaj, shef i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit.