Kulturë

Kultura përballë vrasjes dhe mjetit politik

“Vrasja e kulturës” me fotografitë e Hrvoje Polanit, që dokumentojnë hapësirat kulturore të shndërruara në vende krimi, në Kroaci e Bosnje Hercegovinë. E hapur të shtunën në Galerinë e Fakultetit të Arteve, ka qenë pikënisje e debatit në këtë temë

Nëse kultura ia del ta kapërcejë politikën, ose të përcjellë mesazhe paqeje e thirrje për aktivizëm në të mirë të saj, shembulli më i freskët janë tri ditët e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”. E, se kultura është mbi të gjitha aktivizëm, ka qenë njëri prej emëruesve të përbashkët të ngjarjeve të së shtunës. Vrasja e kulturës, e kultura si mjet politik kanë qenë kryetemat

Nëse është vrarë kultura, ka raste të mjaftueshme dhe historia, veçmas ajo e Ballkanit, e ka dëshmuar e vazhdon ta bëjë një gjë të tillë. Nëse kultura është mjet politik, përgjigja është po ashtu pohuese. E, nëse kultura ia del ta kapërcejë politikën, ose të përcjellë mesazhe paqeje e thirrje për aktivizëm në të mirë të saj, shembulli më i freskët janë tri ditët e festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, që ka përmbyllur të shtunën mbrëma edicionin e tetë, i pari që vjen i plotë në Prishtinë, duke lënë prapa edicionet e zhurmshme e në mjegullën e kundërshtimeve nacionaliste në Beograd. Të suksesshëm e kanë cilësuar organizatorët edhe këtë edicion, duke u zotuar se nuk do të ndalen. E, se kultura është mbi të gjitha aktivizëm, ka qenë njëri prej emëruesve të përbashkët të ngjarjeve të ditës së fundit të “Mirëdita...” . Vrasja e kulturës, e kultura si mjet politik kanë qenë kryetemat.

Objektet kulturore si vende krimi