Kulturë

Bibliotekat komunale nga 3 mijë euro për libra, presin investime madhore

Buxheti i tërësishëm që Ministria e Kulturës ka ndarë për bibliotekat komunale është 87 mijë euro. Mirëpo, një subvencion i tillë nga ana e Qeverisë veç sa ka vënë në pah kërkesat e tjera elementare të cilat i kanë këto biblioteka

Kërkesat e lexuesve për tituj të rinj janë çdo herë të pandalshme. Madje, ngjarjet e mëdha si “Nobeli” për letërsi – laureat i të cilit sivjet u zgjodh Abdulrazak Gurnah, shkrimtari tanzanian, i cili u shpërngul në Britani si refugjat në vitet ’60 – veç sa vënë në pah emra të rinj nga letërsia. Shkrimtari, i cili në Kosovë është krejt i panjohur, nuk ka vepra të tij në shqip. Mirëpo, edhe sikur ato të përkthehen, bibliotekave komunale do t’u duhet kohë për të pasur titujt e tij në raftet e tyre.

 

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur financiarisht 29 biblioteka me nga 3 mijë euro për pasurimin e fondit librar. Disa nga drejtuesit e bibliotekave kanë thënë se kjo mbështetje bën që ata të jenë një hap më afër lexuesve, mirëpo Qeveria duhet t’i ndihmojë bibliotekat edhe për projektet e tyre më madhore. Sipas tyre, subvencionet e tilla nuk janë të mjaftueshme dhe bibliotekat mbesin të anashkaluara

Kërkesat e lexuesve për tituj të rinj janë çdo herë të pandalshme. Madje, ngjarjet e mëdha si “Nobeli” për letërsi – laureat i të cilit sivjet u zgjodh Abdulrazak Gurnah, shkrimtari tanzanian, i cili u shpërngul në Britani si refugjat në vitet ’60 – veç sa vënë në pah emra të rinj nga letërsia. Shkrimtari, i cili në Kosovë është krejt i panjohur, nuk ka vepra të tij në shqip. Mirëpo, edhe sikur ato të përkthehen, bibliotekave komunale do t’u duhet kohë për të pasur titujt e tij në raftet e tyre.

Fondi i tyre është i varur nga donacionet e subvencionet që marrin. Me të marrë ndonjë, i përvishen punës për të analizuar kërkesat e lexuesve të cilat çdoherë janë duke evoluar.