Kulturë

Drejtori i QKK-së: pezullim, shkarkim, rikthim e sërish masa disiplinore

Dy muaj pas pezullimit e shkarkimit, Arben Zharku është rikthyer në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Për dy muaj Ministria e Kulturës ka nxjerrë tri vendime sa u përket masave që merren ndaj drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Pezullimi, shkarkimi e kthimi në pozitë përbëjnë zallamahinë e vendimeve të komisioneve të organeve të tjera të institucionit më të lartë kulturor në vend. Tash del se Ministria ia ka huq procedurave të shkarkimit. Por kjo çështje nuk do të përfundojë me kaq.

 

Për 60 ditë, Arben Zharku është pezulluar, më pas shkarkuar e tash është rikthyer në pozitën e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Kjo, pasi Ministria e Kulturës, siç ka konstatuar vetë organi i saj, s’i ka respektuar procedurat. Ankesa e Zharkut është pranuar pjesërisht. Por “telenovela” me këtë rast s’ka përfunduar ende. Zharku do të dërgohet sërish para Komisionit Disiplinor

Për dy muaj Ministria e Kulturës ka nxjerrë tri vendime sa u përket masave që merren ndaj drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku. Pezullimi, shkarkimi e kthimi në pozitë përbëjnë zallamahinë e vendimeve të komisioneve të organeve të tjera të institucionit më të lartë kulturor në vend. Tash del se Ministria ia ka huq procedurave të shkarkimit. Por kjo çështje nuk do të përfundojë me kaq.

Së fundmi, nëpërmjet një vendimi të Komisionit për Zgjidhjen e Ankesave dhe Kontesteve, Zharku ngelet drejtor i QKK-së. Ky komision ka rrëzuar vendimin e Komisionit Disiplinor që më 18 gusht kishte vendosur ta ndëshkonte Zharkun me masën disiplinore “largim nga shërbimi civil”. Por sipas Komisionit të Ankesave, kolegët e tyre që janë marrë me padisiplinën e Zharkut si drejtor, nuk kanë pasur të drejtë ta shkarkojnë atë. Ata që kanë trajtuar ankesën e Zhurkut i kanë dhënë pjesërisht të drejtë asaj dhe e kanë kthyer “topin” prapa.