Kulturë

Kultura sërish në pauzë – artistët thërrasin për kujdes e vaksinim

Me masat e reja që ka marrë Qeveria e Kosovës ndalohet organizimi i festivaleve dhe mbajtja e koncerteve deri më 13 shtator. Edhe bibliotekat, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës dhe institucionet e tjera të ngjashme vartëse të Ministrisë së Kulturës apo të komunave kanë pezulluar aktivitetin e tyre (Foto: Driton Paçarada \ KOHA)

Duke u nisur nga praktikat e disa vendeve, festivali ndërkombëtar i muzikës, “DAM”, kishte menduar të hapte edicionin e 16-të të martën. Organizatorët kishin edhe një skenar për ceremoninë hapëse: Rreze Kryeziu, drejtoreshë e përgjithshme e festivalit “DAM”, bashkë me një anëtar të orkestrës kamertale “New Born” do të vaksinoheshin në skenë. Me këtë do të bëhej thirrje për vaksinim e kujdes në mbrojtje nga pandemia. Një ditë para hapjes, këto plane kanë rënë në ujë.

 

Masat e reja në përballje me pandeminë të cilat i ka marrë Qeveria e Kosovës e që kanë hyrë në fuqi prej së hënës, kanë bërë që dyert e hapësirave kulturore të mbyllen sërish. Krejt kjo po ndikon në aspektin psikologjik e profesional të punonjësve të kulturës, të cilëve u ka mbetur si zgjidhje përshtatja me situatën. Për ta primar është shëndeti i qytetarëve, në mënyrë që më pas të ketë mundësi për pak art e argëtim. Përkundër se pezullimi i aktiviteteve të parapara u ka nxjerrë jo pak telashe, organizatorë ngjarjesh kulturore u janë bashkuar thirrjeve për respektim masash e vaksinim

Duke u nisur nga praktikat e disa vendeve, festivali ndërkombëtar i muzikës, “DAM”, kishte menduar të hapte edicionin e 16-të të martën. Organizatorët kishin edhe një skenar për ceremoninë hapëse: Rreze Kryeziu, drejtoreshë e përgjithshme e festivalit “DAM”, bashkë me një anëtar të orkestrës kamertale “New Born” do të vaksinoheshin në skenë. Me këtë do të bëhej thirrje për vaksinim e kujdes në mbrojtje nga pandemia. Një ditë para hapjes, këto plane kanë rënë në ujë.

Masat e reja që ka marrë Qeveria kanë ndaluar organizimin e festivaleve dhe mbajtjen e koncerteve deri më 13 shtator. Për këtë arsye “DAM” ka zhvendosur datat e tij, me shpresë se nuk do detyrohet t’i ndryshojë sërish.