Kulturë

“Në kërkim të Venerës” spikat individualitetin në shoqërinë tradicionale

“Deri tani e kemi shikuar filmin me audiencë të huaj dhe na është dukur pak e çuditshme, por sonte ishte një ndjenjë shumë ndryshe. Faleminderit të gjithëve, pasi ka qenë një punë e mundimshme por edhe shumë e bukur. Uroj që filmi të lërë diçka tek ju e që ka me zgjat shumë më shumë sesa vetëm këto momente pas shfaqjes së tij”, ka thënë regjisorja Norika Sefa pas premierës kombëtare të filmit të saj

“Në kërkim të Venerës” nuk nis ashtu siç shumë mund të kenë pritur. Është një fillim më i guximshëm, për faktin se vjen nga një regjisore e re, Norika Sefa, e cila pikërisht me këtë film debuton si regjisore e filmave të metrazhit të gjatë. Venera (Kosovare Krasniqi) është duke vështruar përmes shkurreve miken e saj Dorinën (Rozafa Çelaj) gjersa kryen marrëdhënie me të dashurin e saj. Që në fillim regjisorja e bën të qartë se do të eksplorojë jetën seksuale e zhvillimin mendor të një adoleshenteje. Pjesa tjetër është diçka që veçanërisht audienca vendëse e njeh mirë: të rritesh në një shtëpi ku jetojnë tri gjenerata. “Në kërkim të Venerës”, pas debutimit që pati vitin e kaluar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Roterdamit (IFFR), ka sjellë premierën e vet kombëtare të shtunën mbrëma në kuadër të edicionit të 13-të të “PriFest” që përfundoi të dielën.

Miqësia që lind nga eksplorimi i individualitetit