Kulturë

Borxhi prej 1.8 milionë eurosh e lë Qendrën Kinematografike pa drejtor

Komisioni disiplinor ka gjetur se për vitin 2019 QKK-ja kishte buxhet prej 805 mijë eurosh. Por QKK-ja në bazë të muhabeteve me gojë llogariste se kishte buxhet prej 1 milion e 400 mijë eurove. “Procesverbali i datës 31.5.2019, ku zonja Brikena Mulliqi i njofton anëtarët e Këshillit Drejtues se kabineti i ministrit ia ka konfirmuar asaj personalisht se shuma e ndarë për QKK-në për vitin 2019 është 1.4 milionë euro. Duhet theksuar faktin se në bazë të procesverbalit mund të konstatohet se lidhur me këtë shumë të buxhetit për QKK-në, përveç ndonjë konfirmimi verbal nga hierarkia e lartë e MKRS-së në adresë të Këshillit Drejtues nuk është prezantuar ndonjë shkresë zyrtare

Financimi i projekteve pa e siguruar buxhetin për ato, financimi përtej shumave të parapara me ligj dhe mosaplikimi i Ligjit për kinematografinë, sa u përket të hyrave nga realizimi i të drejtave si bashkëproducentë, dalin të jenë gjetjet të cilat kanë bërë që Zharku të mos e mbajë më detyrën e drejtuesit të QKK-së. Komisioni disiplinor ka ardhur në përfundim se në total borxhet e QKK-së ndaj operatorëve ekonomikë arrijnë shumën prej 1 milion e 809 mijë eurosh

Një muaj pasi është pezulluar nga pozita e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku ka pranuar edhe një tjetër shkresë: atë për “largim nga shërbimi civil”. Komisioni disiplinor ka vendosur që Zharku të mos e mbajë më pozitën e drejtorit të institucionit më të lartë kinematografik në vend. Megjithëse formalisht, drejtori i QKK-së emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Kulturës, vendimi i Komisionit disiplinor është i prerë sa i përket pozitës që Zharku ka mbajtur.

Financimi i projekteve pa e siguruar buxhetin për ato, financimi përtej shumave të parapara me ligj dhe mosaplikimi i Ligjit për kinematografinë sa u përket të hyrave nga realizimi i të drejtave si bashkëproducentë, dalin të jenë gjetjet të cilat kanë bërë që Zharku të mos e mbajë më detyrën e drejtuesit të QKK-së. Zharku ishte riemëruar në mandatin e dytë si drejtor i QKK-së në shkurt të vitit 2018.