Kulturë

Brooke Keesling: Animacioni, forma më superiore artistike

“Animacioni është forma më superiore artistike”, ka thënë Brooke Keesling të enjten pasdite në kinemanë ”Jusuf Gërvalla”, në prezantimin e saj në edicionin e 12-të të festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar, “Anibar” (Foto: Agon Mehmeti)

Veprat që mbajnë edhe vulën e saj janë fituese çmimesh “Oscar” e “Emmy”, por Brooke Keesling ka ardhur në Kosovë për të shpalosur rrëfimin e saj, qasjen ndaj botës së animacionit. Së pari ka numëruar përparësitë në vendin të cilin e ka vizituar për herë të parë. Ka thënë se ka gjetur mënyrën për ta bërë atë që do, e në njëfarë forme kjo është filozofia e saj e punës. Këtu (në Kosovë v.j.) e keni talentin, edhe pse nuk keni shumë burime për animacion”, ka thënë Keesling. Për animacionin ka një përkufizim të thukët dhe jep shembuj për atë se pse ai lë prapa shprehjet e tjera artistike

Është një prej animatoreve më me nam të ditëve të sotme. Ka ardhur në Kosovë për herë të parë. Qëllimi i saj është që të ndajë përvojën me ata që ia kanë mësyrë animacionit, e edhe me dashamirësit e kësaj forme të artit.

Brooke Keesling (52) i takon një bashkësie shtetesh, ShBA-së, ku investimi i shtetit në kulturë është diçka që nuk ekziston. Produktet që mbajnë autorësinë e saj, para se të nisin të realizohen, ekipi duhet të mendojë nëse do të shiten. Por të enjten u është drejtuar njerëzve të një shteti e kontinenti ku arti nuk bëhet krejtësisht me idenë e shitjes. Në festivalin ndërkombëtar të filmit të animuar në Pejë, “Anibar”, ajo ka ndarë eksperiencën e saj. Qysh si e vogël nga prindërit do të përshkruhej si një fëmijë që në të ardhmen do të merrej me animacion. Ishte diçka si e paracaktuar. Dhe kanë pasur të drejtë.