Kulturë

“Vera Andrron Detin” premierë në Festivalin e Filmit të Venecies

Foto: QKK
 

Filmi i metrazhit të gjatë debutues “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do ta ketë premierën në një ndër festivalet më të vjetra dhe më të mira në botë ‘Venice Film Festival’, transmeton Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi është në konkurrencë zyrtare në programin Orizzonti, ku presidente e jurisë është regjisorja boshnjake Jasmila Zbaniq, ku filmi konkurron për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mire, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, dhe për skenarin më të mirë.