Kulturë

“Anibar” gati për t’i dhënë kuptim lirisë

Rina Statovci, Arba Atashi dhe Vullnet Sanaja, nga ekipi udhëheqës e realizues i “Anibarit”, të enjten në konferencë për media, kanë konfirmuar se gjithçka është gati për edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar në Pejë

Projektorët janë gati, organizatorët po ashtu, e filmat tash presin vetëm ndezjen e ekranit të madh. Dhe publikun. “Anibari” sjell botën në Pejë, e këtë e bën nëpërmjet animacionit. I 12-ti, s’është dosido. Vjen pas një viti të zorshëm pandemik, në përpjekje për t’iu rikthyer normalizimit. Është një edicion për të festuar liritë e njeriut, dhe organizatorët vijnë me një paralajmërim se ka ardhur koha për çizolim

Peja prej të premtes do të ketë tjetër imazh. Qytetit perëndimor do t’i shtohen ngjyrat. Puna për këtë pamje të re që do ta “veshë” për një javë është në finalizim. Projektorët të enjten kanë qenë në montim e sipër. Tre janë në nën qiell të hapur. Krejt ata që kalojnë nga kinemaja “Jusuf Gërvalla”, skaj lumit që ndan qytetin në dysh, dhe parkut “Karragaç” lehtë e kuptojnë se festivali ndërkombëtar i animacionit “Anibar” është gati për edicionin e sivjetmë.

Emrat me renome ndërkombëtar të animacionit, 300 filma, punëtoritë, ligjëratat e ndejat do ta pushtojnë qytetin rrëzë Bjeshkëve të Rugovës.