Kulturë

Dhjetë urdhëresa për të qenë një gazetar i denjë

Para njëqind vjetësh, Emile Zola, një romancier i jashtëzakonshëm francez, la një gjurmë të pashlyeshme mbi shekullin e 20-të duke marrë në mbrojtje Alfred Dreyfus-in, një oficer të ushtrisë franceze me origjinë hebre, të akuzuar në mënyrë të rreme për spiunazh. Në letrën e vet të famshme «J’accuse» (1898), ai i shkruante këto fjalë presidentit të Republikës franceze:

 

Një ese për gazetarinë e pavarur dhe për gazetarët e mirëfilltë, të cilët luftojnë për të vërtetën – me nder e me respekt për atdheun.

Para njëqind vjetësh, Emile Zola, një romancier i jashtëzakonshëm francez, la një gjurmë të pashlyeshme mbi shekullin e 20-të duke marrë në mbrojtje Alfred Dreyfus-in, një oficer të ushtrisë franceze me origjinë hebre, të akuzuar në mënyrë të rreme për spiunazh. Në letrën e vet të famshme «J’accuse» (1898), ai i shkruante këto fjalë presidentit të Republikës franceze:

«Oh, çfarë balte ka hedhur dhe e ka njollosur emrin tuaj – kjo çështje e turpshme e quajtur Dreyfus! Unë do të them të vërtetën dhe u betova vetë-më-vete ta shpall botërisht atë, në qoftë se autoritetet e drejtësisë që merren me këtë çështje nuk kanë për ta shpalosur të vërtetën lakuriq. Është detyra ime të hap gojën e të flas, duke qenë se nuk dua të hyj në radhët e fajtorëve për këtë krim. Fantazma e një të pafajshmi, e një njeriu që heq tortura të lemerishme për një krim që nuk e ka kryer, më përndjek e nuk do të më lerë të qetë as natën».