Tre muaj prej se ka skaduar afati i lejes për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës bartësit e kësaj nisme nuk kanë bërë tjetër hap.
Buxheti qe ndarë në fillim të vitit, por ka mbetur i pashfrytëzuar sherri i mosmarrëveshjeve midis institucioneve.
Kërkesa për leje nuk i është përsëritur Komunës së Prishtinës, megjithëse Këshilli organizativ nuk ka hequr dorë nga lokacioni për të cilin në mars të vitit të kaluar i ishte dhënë leja njëvjeçarej, shkruan sot “Koha Ditore”. Kur qe paralajmëruar vendosja e gurit themeltar, në muajin shkurt, IAP-ja kishte kundërshtuar me arsyetimin se si titullar i pronës nuk është konsultuar sa i përket vendimit për vendin e shtatores.
Riza Krasniqi, anëtar i Këshillit organizativ, numëron arsyet që sipas tij, duhet të rezultojnë me shtatoren e Çettës në oborrin e IAP-së.
“Profesor Çetta dhe pajtimet lidhen ngushtë me Institutin Albanologjik të Prishtinës që ka qenë qendra ku ka punuar Çetta dhe pothuajse rregullisht prej aty jemi nisur drejt pajtimeve. Këto janë tri pikat, mbi të cilat nuk heqim dorë nga ngjarja, personaliteti dhe vendi. Ne nuk jemi ata që vendosim, por kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që shtatorja të ngrihet”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, Këshilli beson që me themelimin e Qeverisë së re kjo çështje do të zgjidhet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.