Kulturë

“Manifesta 14” – 100 ditë për një marrëdhënie të re me hapësirën publike

Në kërkim të vazhdueshëm të peizazheve të reja urbane, “Manifesta” e zgjodhi Prishtinën si epiqendrën e vëmendjes së saj. 22 qershori i 2022-s, një përkim i bukur, siç e kanë quajtur organizatorët, do të bëjë bashkë profesionistë lokalë e ndërkombëtarë për të “eksperimentuar” në kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë një marrëdhënie të re me hapësirën publike

Duke hapëruar në një peizazh urban krejt të ri, siç është ai i Ballkanit Perëndimor, bienalja nomade evropiane “Manifesta” i është përveshur punës që Prishtinën ta përfshijë në një dialog të gjerë profesionistësh dhe qytetarësh për të prodhuar ide të reja mbi hapësirat publike dhe shfrytëzimin e tyre në të mirë të komunitetit

Kur pandemia e vjetshme asfiksoi çdo ngjarje në sferën publike, bienalja nomade evropiane “Manifesta” ishte nga të vetmet organizime që ia doli të etablonte një edicion të vetin. Me synimin e kahershëm për të katalizuar ndryshime në dialog me kulturën e shoqërinë, qyteti i Marsejës ishte nikoqiri që u bëri konak programeve të edicionit të 13-të të bienales “shëtitëse”.

Në kërkim të vazhdueshëm të peizazheve të reja urbane, “Manifesta” e zgjodhi Prishtinën si epiqendrën e vëmendjes së saj.