Kulturë

Gjurmë të vilës luksoze gati dy mijë vjet të vjetër afër Skenderajt

Copat e shtyllës së mermertë bashkë me të tjera gjetje në Turiçec kanë zgjuar shumë interes tek arkeologët, të cilët të martën kanë dalë në terren. Shpejt kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për një vilë

Në njërën prej kodrinave të fshatit Turiçec të Skenderajt, para gati dy mijë vjetësh ka zënë vend një ndërtesë goxha impozante. Bile, edhe në brendësi ishte e punuar me kujdes. Jo larg objektit aktual të shkollës fillore të fshatit, banorët e shekujve të parë të erës sonë, kishin ndërtuar vilë, e cila mund të ketë qenë edhe më impozantja midis kodrinave që gjenden 13 kilometra në juglindje të Skenderajt.

 

Jo larg objektit aktual të shkollës fillore të fshatit Turiçec, banorët e shekujve të parë të erës sonë kishin ndërtuar vilë, e cila mund të ketë qenë edhe më impozantja midis kodrinave që gjenden 13 kilometra në juglindje të Skenderajt. Në gjurmë të saj është rënë krejt rastësisht derisa po punohej për hapjen e kanaleve të rrjetit të kanalizimit. Arkeologët thonë se sipas dëshmive të para bëhet fjalë për objekt të shekujve I e II, por Komuna e Skenderajt në lidhje me këtë rast nuk ka vepruar sipas Ligjit për trashëgimi kulturore

Në njërën prej kodrinave të fshatit Turiçec të Skenderajt, para gati dy mijë vjetësh ka zënë vend një ndërtesë goxha impozante. Bile, edhe në brendësi ishte e punuar me kujdes. Jo larg objektit aktual të shkollës fillore të fshatit, banorët e shekujve të parë të erës sonë, kishin ndërtuar vilë, e cila mund të ketë qenë edhe më impozantja midis kodrinave që gjenden 13 kilometra në juglindje të Skenderajt.

Në gjurmë të saj është rënë krejt rastësisht derisa po punohej për hapjen e kanaleve të rrjetit të kanalizimit në lagjen “Lutan”. Me të parë se mjetet e rënda po nxjerrin në pah gjetje arkeologjike, anëtarët e familjes Fazliu kanë thënë ta kenë informuar Komunën e Skenderajt si institucion dhe investitor.