Kulturë

Filharmonia me vepra që prekin historinë shënon triumfin e çlirimit

Pas më shumë se një muaji e gjysmë punë, dirigjenti Hajrulla Syla qe ai që u dha shenjë anëtarëve të Korit dhe Andi Durakut në piano e Shkumbin Bajraktarit në klarinetë që të nisin interpretimin e veprës “She Weeps over Rahoon”

Nëpërmjet gjashtë veprave, anëtarët e Korit të Filharmonisë së Kosovës, të dielën mbrëma sollën një program triumfues. Në mënyrë artistike kujtuan vuajtjet, maltretimin e përndjekjet që kanë përjetuar popujt e ndryshëm, duke theksuar tendencën e njerëzve për t’u çliruar. Koncerti i titulluar “Atmosphere” u mbajt në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

 

Pas më shumë se një muaji e gjysmë punë, dirigjenti Hajrulla Syla qe ai që u dha shenjë anëtarëve të Korit dhe Andi Durakut në piano e Shkumbin Bajraktarit në klarinetë që të nisin interpretimin e veprës “She Weeps over Rahoon”. Me këtë e disa vepra të tjera që ndërlidhin brenda vetes dëshirën e njeriut për të jetuar i lirë i çliruar nga vuajtjet, Kori i Filharmonisë së Kosovës shënoi 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Nëpërmjet gjashtë veprave, anëtarët e Korit të Filharmonisë së Kosovës, të dielën mbrëma sollën një program triumfues. Në mënyrë artistike kujtuan vuajtjet, maltretimin e përndjekjet që kanë përjetuar popujt e ndryshëm, duke theksuar tendencën e njerëzve për t’u çliruar. Koncerti i titulluar “Atmosphere” u mbajt në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Pas më shumë se një muaji e gjysmë punë, dirigjenti Hajrulla Syla qe ai që u dha shenjë anëtarëve të Korit dhe Andi Durakut në piano e Shkumbin Bajraktarit në klarinetë që të nisin interpretimin e veprës “She Weeps over Rahoon”. Gjysma e anëtarëve të Korit këndojnë në mënyrë të butë gjersa pjesa tjetër pëshpëritin të njëjtin tekst dhe ritëm. Ata nëpërmjet zërave shpalosën dashurinë që ka një vajzë e re për të dashurin e saj të vdekur, e të cilin e vajton nën dritën e hënës dhe shiun e furishëm. Më pas u interpretua vepra “Dark night of the soul” e kompozitorit norvegjez Ola Gjeilo, për të vazhduar me “O lux beata trinitas” të kompozitorit japonez Ko Matsushitës.