Kulturë

Pas gati tre vjetësh, sanohet xhami i çezmës dyshekullore në qendër të Prishtinës

Nga e hëna, xhami i dëmtuar i monumentit afër teatrit Kombëtar të Kosovës është zëvendësuar me një të ri

Çezmës dyshekullore në qendër të Prishtinës i është kthyer “nderi” në vend. Gati tre vjet, ky objekt i përfshirë në listën e monumenteve nën mbrojtje nga shteti ka qenë thuajse i paekspozuar për syrin e kalimtarëve nën xhamin e trashë të ciflosur.

 

Një premtim i pambajtur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) e ka mbajtur peng gati për tre vjet çezmën në formë drejtkëndëshi fare pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, në një nga pjesët me frekuencë të lartë qarkullimi në kryeqytet. Por, me xhamin e ri që zëvendëson atë të mëparshmin, i cili ishte i ciflosur, ajo që na databazën e shtetit për monumentet nën mbrojtje të përkohshme njihet si “Çezmja në sheshin ‘Dr. Ibrahim Rugova’”, është e dukshme për kalimtarët. Derisa nuk kanë dhënë hollësi mbi investimin apo garancinë e xhamit, në Ministrinë e Kulturës kanë thënë se janë përkujdesur që “specifikacionet e materialit të jenë sa më cilësore”

Çezmës dyshekullore në qendër të Prishtinës i është kthyer “nderi” në vend. Gati tre vjet, ky objekt i përfshirë në listën e monumenteve nën mbrojtje nga shteti ka qenë thuajse i paekspozuar për syrin e kalimtarëve nën xhamin e trashë të ciflosur.

Por, nga e hëna, xhami i dëmtuar është zëvendësuar me një të ri duke i dhënë fund edhe pritjes së gjatë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ishte pikërisht premtimi i pambajtur nga kjo e fundit që e ka mbajtur peng sanimin e xhamit të dëmtuar. E kësaj radhe, Ministria e Kulturës nuk ka pritur më gjatë dhe i ka mësyrë vetë këtij problemi. Një e katërta e xhamit të Çezmës ishte çarë në korrik të viti 2018.