Ribashkimi brilant i “Guns N’Roses” në Londër

25 June 2017 21:14

Prej shumë njerëzve që e kishin thënë se ky turne nuk do të ndodhte kurrë, anëtarët “Guns N’Roses” ishin në mesin e më të zëshmëve.

Kur këngëtari Axl Rose në vitin 2012 u pyet për shanset që të riformohej programi origjinal i bendit nga Los Angeles, ai qe përgjigjur: “Jo gjatë kësaj jete”, transmeton “Koha Ditore”. Por, kërkesat e shumta dhe çeqet miliona dollarësh e kanë zakon që të ndërrojnë mendjet e njerëzve.

Dhe kësisoj ngjau që turneu me titull “Not in This Lifetime” (Jo gjatë kësaj jete) u shtri deri në Londër, për dy spektakle të bendit në “Olympic Stadium”, madje falë zotave që ndodhi kjo. Në një natë perfekte verore, “Guns N’Roses” servoi për gati tri orë të tëra muzikë rok, që doli të jetë e ashpër, e përshtatshme e prekëse.

I themeluar në Los Angeles në vitin 1985, bendi “Guns N’Roses” kishte lansuar albumin më fitimprurës debutues të të gjitha kohërave, para se të dilte edhe më tepër në sipërfaqe e të merrte përmasa spektakulare. Rose vazhdoi me bendin, por pa anëtarët e tjerë themelues, por “Guns N’Roses” nuk ishin asnjëherë vërtet ata. E jo që janë riformuar krejtësisht. Kitaristi Slash dhe basisti Duff McKagan janë kthyer në bend, por kitaristi Izzy Stradlin dhe bateristi Steven Adler nuk e kanë bërë këtë.

Të premten e 16 qershorit Rose ishte i qetë, në kohë dhe me vokal të mirë, tri gjëra këto në të cilat adhuruesit e bendit nuk kanë mundur të mbështeteshin gjithmonë. Në uniformën e tij - fanellën Harley Davidson, syzat me xhama reflektues dhe këmishën e lidhur përreth belit - ai e bëri hapjen me “It’s So Easy” me shumë shije. Dukej sikur periudha e vitit 2016, kur qe zëvendësuar si këngëtar, e ka ringjallur atë. Turma e ndjeu se kjo performancë ishte diçka e veçantë.

“Jeni shumë të këndshëm. Si po kaloni?”, ka thënë ai. Ndërsa Slash, me kapelën e tij të top markave, kitarën e “Les Paul” të portokalltë vezulluese, dukej sikur nuk është plakur asnjë ditë.

“Guns N’Roses” asnjëherë nuk ka qenë thjesht një bend i muzikës rock-metal. Ata kapërcyen skenën e Los Angeles, të njohur për flokët e gjatë me volum, duke shtuar edhe elemente të muzikës punk, të Lynyrd Skynyrd dhe Elton Johnit e “Queen”, në këngët e tyre. Gjithë ky set qe mbushur edhe me elemente të heronjve tjerë të anëtarëve të bendit, përfshirë “The Who”, “Pink Floyd” dhe “Misfits”, sikurse edhe homazhet që i bënë Chris Cornellit të “Soundgarden”, i cili vdiq muajin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme