Një pikturë në internet do të hapte një horizont të ri për Valbona Karabaxhaku-Dërdovskin. Bëhet fjalë për një vepër të artit aborigjin. Nga kureshtja kishte nisur të hulumtonte edhe më. Duke testuar veten nisi të punonte në gurë. Punime të vogla, që krijohen përmes pikave u dhanë pamje tjetër gurëve që i kishte gjetur në natyrë.
Kështu para dy vjetësh, ajo nisi të futej në një botë të paeksploruar nga ajo më parë. Me artin nuk ishte marrë asnjëherë, ani pse e ka të përfunduar shkollën e muzikës, shkruan sot “Koha Ditore”. Për dikë, mosha 50-vjeçare mund të konsiderohet si moshë e vonë për t’u hyrë aventurave të tilla, por për Karabaxhaku-Dërdovskin doli të jetë vendim i suksesshëm.
Pasi perfeksionoi artin aborigjin, përmes hulumtimeve vetjake që kishte bërë, ajo për dy vjet krijoi rreth 500 punime. Një pjesë të vogël të krijimtarisë së saj e përzgjodhi për ekspozitën personale të saj. Kriteri ishte e prerë: ato që kane më shumë kolorit.
Madje guxoi të eksperimentojë me ngjyrën. Arti aborigjin si bazë i ka ngjyrat e zezë, të kuqe, okër dhe të verdhën. Mirëpo pikturat e Karabaxhaku-Dërdovskit përmbajnë përzierje të shumta nuancash... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.