Kulturë

Nacionalistët serbë kundër dokumentarit “Shqiptaret janë motrat tona”

Nacionalistët serbë kanë qëndruar gatitur kundër një tjetër vepre që ka të bëjë me shqiptarët. Kësaj radhe në Nish.

Shfaqja e filmit dokumentar “Shqiptaret janë motrat tona” (Albanke su naše sestre) e paraparë për të enjten mbrëma në Qendrën Mediale të qytetit verior të Serbisë, është shtyrë pas kërcënimeve të shumta verbale që një grup djathtistësh ua ka bërë organizatorëve.

Siç raportojnë mediat serbe, nja 50 pjesëtarë organizatash të këtij lloji janë bërë tok para objektit të Qendrës Mediale duke i fyer organizatorët e duke kënduar këngë nacionaliste për Kosovën, përcjell Koha Ditore.

Siç raportojnë mediat serbe, një i moshuar i veshur me uniformë kamuflazhi është futur në sallën e kësaj qendre dhe i ka kërcënuar organizatorët me rrahje duke thënë se nëse e lejojnë shfaqjen e filmit do të nisë të thyejë, e pos organizatorëve do të rrahë edhe publikun.

Tre rioshëve që kishin ardhur me të ua ka dhënë flamurin e Kosovës të printuar në letër e tjetrin e ka mbajtur për vete duke paralajmëruar se do t’ia vërë flakën nëse në ekran nis të shfaqet dokumentari. Djathtistët e mbledhur para objektit kanë gjuajtur me gurë e gjësende të tjera të forta në drejtim të disa veta nga publiku që ishin në ballkon. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)