Kulturë

Zbulohet identiteti i Banksyt ?

Spekulime të reja janë ngritur sa i përket identitetit të artistit të rrugës, Banksy.

Këtë mund ta ketë konfirmuar DJ Goldie gjatë një interviste, ai e ka quajtur artistin e pakapshëm të grafiteve si Rob, shkruan BBC.

Goldie nuk e elaboroi më tepër këtë emër, dhe nuk kishte pyetje tjera nga prezantuesi Scroobius Pip, transmeton Koha.net.

BBC shkruan se janë dy figura të mundshme që janë spekuluar në të kaluarën, dhe që DJ mund t’i jetë referuar.

I pari është anëtari i Massive Attack, Robert Del Naja, emri i të cilit është i lidhur me artistin e rrugës, dhe një gazetar skocez pas një hetimi në vitin e kaluar kishte thënë se ai është Banksy.

Image

Robert Del Naja në të djathtë

Raporte të tjera thonë se është një grup i artistëve që udhëhiqen nga Del Naja që krijojnë grafite të ndryshme në rrugë në mënyrë sekrete.

Kurse artisti tjetër mund të jetë Robin Gunningham. Më 2008 një raport nga Mail On Sunday thotë se ai është Banksy.

Image

Robin Gunningham

Ky raport thotë se Gunninghami është edukuar në Shkollën e Katedrales në Bristol.

“Diçka si grafiti, që ka inspiruar botën me fonte apo ndonjë gjë tjetër që ka të bëjë me këdo që mbanë kapele bejsbolli dhe atlete, në thelb ajo është keqkuptuar. Por, më jepni një letër të ndrydhur dhe vendoseni atë në një bluzë dhe shkruaj në të Banksy, ne mund ta shesim tani. Asnjë mosrespekt ndaj Rob, mendoj se ai është një artist i shkëlqyer, dhe mendoj se e ka rrotulluar botën e artit”, është shprehur Goldie.

Ka raporte gjithashtu se emri i vërtetë i Banksyt është Robin Banks, por kjo mund të ketë qenë një nga pseudonimet e rrugës së Gunninghamit.

Me saktësi nuk mund të dihet, por kjo rrëshqitje nga Goldie ka zgjuar edhe njëherë spekulimet për identitetin e Banksyt.