Kulturë

Nisma për intervenime në brigjet e Lumbardhit synon pamje atraktive të Prizrenit

Në kejin midis Urës së Gurit dhe Urës së Arastës, të mërkurën janë prezantuar 12 projekte ideore, që synojnë të hapin rrugë për rregullime në 16 pika përgjatë rrjedhës së Lumbardhit

Në kuadër të projektit “Rigjenerimi i brigjeve të Lumbardhit”, të iniciuar nga Komuna e Prizrenit, parashihen intervenime në 16 pika përgjatë rrjedhës së këtij lumi në zonën urbane të qytetit të vjetër. Të mërkurën, në kejin mes Urës së Gurit dhe Urës së Arastës, janë prezantuar 12 projekte ideore, që synojnë të hapin rrugë për rregullime në këto pika. Me këtë rast drejtuesit e Komunës së Prizrenit dhe ata të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës duke prezantuar punën e deritanishme kanë shprehur qëndrimin se ky projekt do të mundësojë që këto pika të bëhen më atraktive dhe t’i japin pamje më të mirë Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se ky projekt synon intervenime rregulluese në disa pika përgjatë Lumbardhit.