Kulturë

Duartrokitje si kujtim për Ahmet Brahimajn, artistin e themeleve të baletit në Kosovë

Një video-material arkivor ka shpalosur në shtatë minuta rrugëtimin e Ahmet Brahimajt në botën e baletit, misionin e mesazhet e tij

Tashmë është shndërruar si një ritual që e enjtja në Teatrin Kombëtar të jetë mbrëmja e Baletit. Për Ahmet Brahimajn ishte një lloj feste më vete. Pikërisht të enjten, Baleti Kombëtar i Kosovës ka vendosur që themeluesin e njërin prej më meritorëve për artin e baletit në vend ta përkujtojë në njëvjetorin e vdekjes. Fjalime të shkurtra e një material arkivor i kanë paraprirë shfaqjes dedikuar atij. Është duartrokitur për atë që ka bërë e trashëgiminë që ka lënë pas

Përderisa për gati dy dekada mbrëmja e së enjtes e ka gjetur në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës duke mirëpritur shikuesit e shfaqjeve të baletit, këtë të enjte Ahmet Brahimaj është “ngjitur” në skenë. Ka ardhur si fëmijë entuziast, balerin i roleve kryesore, udhëheqës institucional e edhe si rrëfim në shfaqje.

Baleti Kombëtar i Kosovës, nëpërmjet një shfaqjeje së cilës i ka paraprirë një ceremoni, e ka kujtuar Brahimajn në njëvjetorin e vdekjes.