Kulturë

Ulpiana – shëtitorja për historinë antike të Dardanisë

Ulpiana – shëtitorja për historinë antike të Dardanisë
E lajmëruar për herë të parë në burimet historike në dhjetëvjetëshin e dytë të shekullit të dytë të erës sonë, Ulpiana u bë qytet i pashmangshëm që madhështohej me godina, mure, rrugë, tempuj e hierore (Foto: Arben Llapashtica)
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Mbi vete nuk ka hirin vullkanik të Vezuvit si Pompeu i pafat, por misërishtet e grunajat e bujqve nga fshatrat afër. E njohur në dosjet e arkeologëve si Municipium Ulpiana-Justiniana Sekunda e në regjistrat e shtetit si Park Arkeologjik, Ulpiana është vendndodhja më e rëndësishme arkeologjike në 10 mijë kilometra katrorë të Kosovës. Një kapitull të kësaj historie e sjell dokumentari “Ulpiana – Justiniana Secunda” i Arben Llapashticës, që do të shfaqet sonte në orën 18:00 premierë në KTV. “Ulpiana po bëhet qytet për t’u banuar sërish si një hapësirë ku historia është e lexueshme dhe e dukshme. Është një shëtitore për historinë antike të Dardanisë dhe Perandorisë Romake”, thuhet në narracionin e këtij dokumentari

Tregohej si anekdotë, por në vete mbartte të vërteta të zymta se deri ku shkon mosnjohja e njerëzve. Me pandehmën e ngulitur kushedi pse, ishte bërë edhe pyetja e marrë se në cilin cep të lagjes “Ulpiana” ndodhej ai alamet qyteti i lashtë me po të njëjtin emër.