Kulturë

“Synime” me trajektoren e realiteteve nga artistet shqiptare

“Synime” me trajektoren e realiteteve nga artistet shqiptare
Ekspozita “Synime”, e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës, si fryt i bashkëpunimit me Galerinë simotër në Tiranë ashtu sikundër edhe ministrive të Kulturës, vë në pah pozicionet artistike dhe metodologjitë individuale të grave artiste në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë (Foto: GKK)

Duke rrëmihur në koleksionet e galerive simotra, në Tiranë e Prishtinë, dhjetëra vepra janë përzgjedhur për të shkoqitur trajektoren e arteve pamore në botën shqiptare, prej pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot. Ekspozita “Synime” – me kuratore Adela Demetjen dhe Erëmirë Krasniqin – përmes 48 veprave shqyrton nga afër regjimet estetike që diktuan prodhimin dhe shprehjet artistike si dhe vendin e gruas në to. “Ekspozita ‘Synime’ ka si qëllim të japë një kontribut në diskutimet feministe lokale, në vend që të shërbejë si një qëllim në vete”, thuhet në tekstin kuratorial që ka shoqëruar ekspozitën

Me qindra mund të kenë qenë portretimet e punëtoreve të santifikuara si heroina në moralin komunist. Megjithatë, një tablo me përmasat 111.5 x 66.3 centimetra, e quajtur “Aksionistja”, bën një shkëputje në dukje të pavërejtshme nga uniformiteti i artit socrealist. Lumturi Blloshmi, artistja e dalë nga liceu “Jordan Misja”, do ta bënte një lloj “selfie” të kohës. Me prapavijën e një shpati që lëshohej pingul në det, me tarracat si orizore kineze, Blloshmi pikturoi veten si aksioniste me shaminë lidhur krahëqafë dhe me lopatën në dorë.

E nxjerrë nga Fondi Artistik i Galerisë Kombëtare të Kosovës, kjo është vetëm një nga 48 veprat e vargisura në ekspozitën “Synime”, një tribut për krijueset femra, nën kurimin e Adela Demetjes dhe Erëmirë Krasniqit.