Kulturë

Mozaiku për demonstratat e vitit 1981 dhe rrugëtimi arkivor shpalosen edhe në Pejë

Mozaiku për demonstratat e vitit 1981 dhe rrugëtimi arkivor shpalosen edhe në Pejë
“Vullkani i Republikës” kushtuar përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe “70 vjet Arkiv” për themelimin e institucionit më të rëndësishëm arkivor në vend, janë dy ekspozitat që të enjten u hapën në sheshin e Pejës
 

 

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka sjellë të enjten edhe në sheshin e Pejës ekspozitat njëditore “Vullkani i Republikës” dhe “70 vjet Arkiv”, kushtuar përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 dhe themelimit të institucionit më të rëndësishëm arkivor në vend, shtatë dekada më parë.