Kulturë

Egjiptologët zbulojnë varre të rralla para faraonëve

Pamje që tregon vendin arkeologjik të 110 varreve në deltën e Nilit, fotografi e realizuar më 27 prill të këtij viti, nga misioni arkeologjik që po vepron në këtë zonë (Foto: Ministria Egjiptiane e Antikiteteve/ REUTERS)
 

(Reuters) – Arkeologët egjiptianë që punojnë në deltën e Nilit kanë zbuluar dhjetëra varre të rralla paradinastike, që datojnë nga periudha para mbretërive faraonike të Egjiptit, të cilat lindën para më shumë se 5 mijë vjetësh.

Përveç kësaj, ata kanë gjetur edhe varreza nga periudha e vonë e hyksosëve (1650 deri 1500 para erës sonë), kur ardhësit nga Azia Perëndimore zaptuan vendin, duke i dhënë fund Mbretërisë së mesme në Egjipt.