Kulturë

Zbulimet e reja te “Mozaiku” nxisin projektin për muze në qiell të hapur

Zbulimet e reja te “Mozaiku” nxisin projektin për muze në qiell të hapur
Teksa pritet të hartohet një raport, në bazë të të cilit do të përcaktohet nëse do të vazhdojnë gërmimet, ministrja Elva Margariti ka shprehur përkushtimin institucional që “Mozaiku i Tiranës” të bëhet hapësirë komunitare dhe muze në qiell të hapur

Për arkeologët e studiuesit ai njihet si “Mozaiku i Tiranës”, i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të kryeqytetit shqiptar, por shumica as nuk kanë dijeni për ekzistencën e tij. E, megjithatë, të hënën nga nëntoka e tij kërkimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vazhdimin e strukturave të ndërtimit të këtij siti arkeologjik paleokristian.

 

Me thesaret që strehon mbi tokë e nën tokë, si mozaikë, mbetje të një bazilike ilire paleokristiane, mure vilash e enë qeramike, “Mozaiku i Tiranës” bart epitetin e simbolit të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit shqiptar. Së fundmi, kërkimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vazhdimin e mureve të mjediseve të vilës romake, ku bëhej fermentimi i verës, sikundër edhe një kanal për largimin e ujërave

Për arkeologët e studiuesit ai njihet si “Mozaiku i Tiranës”, i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të kryeqytetit shqiptar, por shumica as nuk kanë dijeni për ekzistencën e tij. E, megjithatë, të hënën nga nëntoka e tij kërkimet arkeologjike kanë nxjerrë në dritë vazhdimin e strukturave të ndërtimit të këtij siti arkeologjik paleokristian.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga arkitekti i njohur tiranas, Artan Shkreli, me rastin e Ditës Botërore të Monumenteve.