Kulturë

Piktura ku presidenti amerikan kalon lumin do të jetë në ankand muajin që vjen

(ARTNews) – Piktura e vitit punuar në vitin 1975 e Robert Colescott “George Washington Carver” që vjen si satirë e pikturës së njohur të Emanuel Leutze, të realizuar në vitin 1852, ku shihet Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara duke kaluar lumin “Delaware” me një varkë, do të shitet në ankand muajin tjetër.

Piktura me shumë gjasë do të dalë në shitje më 12 maj, mbrëmjen e artit bashkëkohor të shtëpisë së ankandeve “Sotheby” ku pritet të arrijë një çmim prej 9 milion dollarë deri në 12 milionë dollarë, e që është shumë larg rekordit të shitjeve në ankand të artistit. Gati 10 herë nga 912 mijë e 500 dollarë sa ishte arritur në nëntor 2018.

Në pikturën e tij Colescott, ka zëvendësuar figurat e bardha në skenën e artisti Leutze, e cila ka qenë në koleksionin e përhershëm të Muzeut Metropolitan të Artit për më shumë se një shekull, me njerëz me ngjyrë duke treguar përmes tyre racizmin e venë në pah gjatë gjithë historisë amerikane. Colescott, i cili në 1977 u bë artisti i parë me ngjyrë që përfaqësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bienalen e Venecias, njihet për qasjen e tij satirike. Ai vdiq në vitin 2009.

Vepra është duke u shitur nga disa koleksionistë privatë nga regjioni Midwest, të cilët e blenë veprën nga Galeria “John Beggruen” në San Francisko në vitin 1976.

Piktura u ekspozua në vitin 2009 në Qendrën “Jepson” në Savannah, Gjeorgji. Atje, u rendit si vepër e huazuar nga filantropët Louis Robert dhe Lois Orchard, të cilët shfaqën një koleksion të artit modern dhe bashkëkohor të disa dekadave, pjesa më e madhe e së cilës u shit në Hindman Auctioneers në shtator të vitit 2016. Vepra gjithashtu ishte shfaqur në ekspozitën "Figuring History: Robert Colescott, Kerry James Marshall, Mickalene Thomas" në vitin 2018 në Muzeun e Artit në Seattle.

Nëse piktura arrin vlerësimin e saj të lartë, ajo do të renditet në mesin e veprave të pakta të realizuara nga artistë me ngjyrë që kanë arritur një çmim mbi 10 milion dollarë në ankand. Punimet e Jean-Michel Basquiat, Kerry James Marshall dhe Mark Bradford janë ndër të paktët që kanë kapërcyer atë prag. Basquiat mbanë rekordin më 110.5 milionë dollarë, kurse vendin e dytë e zë “Past Times” (1997_ e Marshalls e shitur për 21.1 milionë dollarë në maj të vitit 2018 dhe pastaj vjen “Helter Skelter I” )2007” e Bradfords e shitur për 12 milionë dollarë në mars të vitit 2018 në ankandin “Phillips” në Londër.

“George Washington Carver” është aktualisht e qasshme për t’u parë në Hong Kong deri më 21 prill. Më pas, vepra do të udhëtojë më vonë gjatë këtij muaji në Los Anxhelos, ku do të shfaqet për tri ditë para se të shkojë në destinacionin e tij të fundit në New York në maj.