Kulturë

Dy botë në një skenë me dekilatesë femërore e groteskë mashkullore

Dy botë në një skenë me dekilatesë femërore e groteskë mashkullore
E mjeshtëruar deri në dromcat e fundit të përsosurisë nga koreografi amerikan Robert North, “Entre dos Aguas” solli jehet e stilit vibrant spanjoll

Baleti Kombëtar i Kosovës ia ka bërë sefte premierës së parë për sivjet me performim dybotësh: “Entre dos Aguas” i fali publikut një përjetim të paharrueshëm të magjisë së flamengos spanjolle dhe vallëzimeve nga toka iberiane; kurse “Troy Game”, duke ndërruar diskun, solli përmes lëvizjeve muskulore e akrobacioneve një anë groteske të mashkullorësisë. “Alternimi i pjesës teknike me atë të mendimeve dhe lojës aktoriale ishte në vendin e duhur”, ka vlerësuar profesori i koreografisë nga Tirana, Artan Ibershimi

Të rralla janë herët kur skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës shkëndijon nga një miriadë tingujsh, stilesh e lejlash klasike të flamengos. E mjeshtëruar deri në dromcat e fundit të përsosurisë nga koreografi amerikan Robert North, “Entre dos Aguas” (Midis dy ujërave) solli jehet e stilit vibrant spanjoll në një vazhdë ndërthurjesh tërheqëse që përfshinte edhe imazhe të stilizuara toreadorësh e valltarësh të flamengos.

Mbrëmjen e së enjtes, audienca e kufizuar në TKK ka shijuar për më shumë se një orë performancat e balerinëve në premierën e parë të sivjetshme të veprave “Entre dos Aguas” dhe “Troy Game”.