Kulturë

Aborigjenët përdornin bumerangë të modifikuar

Aborigjenët përdornin bumerangë të modifikuar
Një burrë nga populli australian Luritja, duke demonstruar metodën e sulmit me bumerang nën mbrojtjen e mburojës, më 1920 (Foto: National Museum of Australia)
 

Kërkimi më i ri nga shkencëtarët e Universitetit Griffith dhe atij të Cape Townit ka gjetur dëshmitë e para gjurmësore të natyrës shumëfunksionale të bumerangëve të drunjtë australianë

“Vendgrumbullimet litike në Australi përmbajnë një numër të madh mjetesh të rindrequra”, ka thënë autorja Eva Martellott nga Qendra Kërkimore për Evolucionin Njerëzor në Universitetin e Griffithit tok me kolegët e saj. “Pavarësisht këtij fakti, megjithatë, dëshmitë materiale dhe studimet mbi mjetet e ndrequra që përdoreshin për të krijuar këto teknologji janë të kufizuara, veçmas sa u përket përdorimit të tyre për buçima”.

“Dëshmi të tërthorta të gjetura në literaturën etnografike sugjerojnë se gjërat e drunjta – sidomos bumerangët – përdoreshin shpesh të përmirësuar”.