Kulturë

Anulohet projekti turk për “Muzeun e Hamamit të Pushtuesit” [dokument]

Anulohet projekti turk për “Muzeun e Hamamit të Pushtuesit” [dokument]
Në ditën e 24-t të marsit të sivjetmë, Komuna e Prishtinës dhe TIKA kishin nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit që llogaritej të kushtojë 1 milion euro. Komuna do të jepte 500 mijë euro. Koha kishte raportuar se historianë e profesionistë të trashëgimisë kulturore kishin kundërshtuar që Hamami të shndërrohej në “Muze të Hamamit të Pushtuesit”

Vendimi nëpërmjet të cilit ishte miratuar projekti i agjencisë turke për zhvillim dhe rindërtim – TIKA për restaurimin e Hamamit të Madh në Prishtinë është anuluar. Projekti nuk do të realizohet. Ky vendim është marrë të hënën pasdite nga Komisioni i Ministrisë së Kulturës për Shqyrtimin e Ankesave kundër vendimeve të Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.

Vendimi vjen pas ankesës që ka bërë Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore në MKRS dhe gati tri javë pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëfinancim të projektit midis Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s turke. Sipas fotografive të publikuara nga Komuna, monumenti do të shndërrohej në “FATIH HAMAMI MÜZESİ” (Muzeu i Hamamit të Pushtuesit).