Kulturë

Kisha e Shën Mërisë – mrekullia shqiptare e një mijë vjetëve

Kisha e Shën Mërisë – mrekullia shqiptare e një mijë vjetëve
Kisha e Shën Mërisë, në Peshkëpi të Sipërme në krahinën e Dropullit, vlerësohet të jetë një prej më të moçmeve në rajon.
 

Me një histori prej gati një mijë vjetësh, Kisha e Shën Mërisë, në krahinën e Dropullit, është posi një thesar me karakteristikat e saj arkitektonike. Restaurimi e ka kthyer në “jetë” këtë kishë, e cila për shumë vite kishte qenë si strehëz për ata që kapërcenin ilegalisht kufirin

Qetësia e saj vetmitare ia shton edhe më hijeshinë kishës së Shën Mërisë. Me një histori që kthehet pas në kohë që në shekullin XI, kjo “stoli” e trashëgimisë ortodokse shqiptare është ngjallur sërishmi nëpërmjet procesit të restaurimit.

Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, kryeministri shqiptar, Edi Rama, të enjten ka vizituar edhe kishën e vjetër në Peshkëpi të Sipërme në krahinën e Dropullit.