Kulturë

Veprat e artistes nga Kosova depërtojnë nëpër botë me ekspozitë online

“Context Art Gallery” me seli në Treviso të Italisë, me ekspozitën online, ka përzgjedhur ta promovojë edhe krijimtarinë e piktores Besjana Kryeziu

Janë 24 artistë nga vende të ndryshme të botës të cilët gjatë gjithë kohës promovohen në forma të ndryshme nga “Context Art Gallery”. Galeria ndërkombëtare e specializuar për promovimin e artit bashkëkohor tani do të promovojë edhe krijimtarinë e piktores Besjana Kryeziu. Punimet e artistes nga Kosova karakterizohen nga ngjyra të pastra, lëvizje të shkurtra dhe të gjata, vija, tekstura e forma të ndryshme. Nëpërmjet pikturës ajo gjithmonë mundohet të përçojë emocione e mesazhe. Piktorja e lindur në fshatin Mleçan të Malishevës, frymëzimin e gjen te udhëtimet nëpër botë, natyra, fotografia, muzika, leximi dhe kryesisht nga ngjyrat. Tani 20 vepra të saj do të bëhen pjesë e galerisë me seli në Treviso të Italisë.

Platforma italiane “Context Art Gallery”, që promovon artistë të rinj dhe artin bashkëkohor, do të ekspozojë nëpërmjet ueb-faqes së vet edhe 20 vepra të artistes nga Kosova. Por ky është vetëm një shteg. Veprat e piktores Besjana Kryeziu nëpërmjet kësaj platforme do të promovohen edhe në platforma të tjera me nam, si “Artsy”, “Artsper”, “Artsail”, “Kooness” e të tjera

Janë 24 artistë nga vende të ndryshme të botës të cilët gjatë gjithë kohës promovohen në forma të ndryshme nga “Context Art Gallery”. Galeria ndërkombëtare e specializuar për promovimin e artit bashkëkohor tani do të promovojë edhe krijimtarinë e piktores Besjana Kryeziu. Punimet e artistes nga Kosova karakterizohen nga ngjyra të pastra, lëvizje të shkurtra dhe të gjata, vija, tekstura e forma të ndryshme. Nëpërmjet pikturës ajo gjithmonë mundohet të përçojë emocione e mesazhe. Piktorja e lindur në fshatin Mleçan të Malishevës, frymëzimin e gjen te udhëtimet nëpër botë, natyra, fotografia, muzika, leximi dhe kryesisht nga ngjyrat. Tani 20 vepra të saj do të bëhen pjesë e galerisë me seli në Treviso të Italisë.

Galeria ka për fokus promovimin e artistëve që merren me art bashkëkohor, veçmas me art abstrakt, fotografi dhe skulpturë.