Kulturë

Çifti gabimisht dëmton veprën që kushton gati 400 mijë euro

Çifti gabimisht dëmton veprën që kushton gati 400 mijë euro
Grafiti i artistit JonOne i fotografuar më 2 prill me mbishkrimin “Mos e prek”, që ishte shtuar pasi që çifti kishte pikturuar në të (Foto: Minwoo Park/Reuters)
 

Një çift i cili ka vizituar një galeri arti në një qendër tregtare në Seul të Koresë së Jugut, gabimisht ka pikturuar në veprën e realizuar nga grafisiti i njohur amerikan JonOne, ka bërë të ditur për “Reuters” kuratori i ekspozitës.

Çifti rreth të 20-ave ishte duke e vizituar ekspozitën më 28 mars, kur gabimisht i morën brushat dhe kovat – të cilat me qëllim janë lënë para veprës së JonOne – si shenjë që edhe publiku të kontribuonte në realizmin e veprës, ka shkruar “ABC News”.