Kulturë

Historitë për emigrantë nga Kosova dhe për gjakmarrjen takohen në Danimarkë

Historitë për emigrantë nga Kosova dhe për gjakmarrjen takohen në Danimarkë
“Wake Up on Mars” (lart) dhe “Reconciliation” janë në mesin e 180 dokumentarëve në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar në Kopenhagë, i cili konsiderohet si njëri prej festivaleve më të njohura evropiane të këtij zhanri

Dy drama që në një formë apo tjetrën kapin copëza nga jetesa e shqiptarëve, në vendlindjen e tyre a në mërgim, do ta plotësojnë mozaikun e dokumentarëve që janë pjesë e edicionit të sivjetmë të “Copenhagen International Documentary Film Festival”. Bëhet fjalë për filmin “Wake Up on Mars”, nën regji të regjisores Dea Gjinovci nga Kosova, dhe projektin filmik “Reconciliation”, nën regji të Marija Zidar bashkëproduksion i Sllovenisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

 

“Një përrallë poetike, prekëse, ku dokumentimi i realitetit takon realizmin magjik”, është përshkrimi që i është bërë dokumentarit “Wake Up on Mars” nën regji të Dea Gjinovcit, që përcjell peripecitë e një familjeje nga Kosova që kërkon azil në Suedi. “Reconciliation” i regjisores sllovene Marija Zidar është një dramë epike për urrejtjen dhe faljen. Dokumentari i saj i përkrahur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës trajton fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri

Dy drama që në një formë apo tjetrën kapin copëza nga jetesa e shqiptarëve, në vendlindjen e tyre a në mërgim, do ta plotësojnë mozaikun e dokumentarëve që janë pjesë e edicionit të sivjetmë të “Copenhagen International Documentary Film Festival”. Bëhet fjalë për filmin “Wake Up on Mars”, nën regji të regjisores Dea Gjinovci nga Kosova, dhe projektin filmik “Reconciliation”, nën regji të Marija Zidar bashkëproduksion i Sllovenisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Dokumentari i Dea Gjinovcit, regjisores së lindur në Zvicër, është pjesë e kategorisë jogaruese, “Highlights”. Qëllimi i kësaj kategorie është mbledhja e hiteve të festivalit dhe rrëfimeve që duhet të zënë ballinat.