Kulturë

Në vend të homazheve për autorin e librit “Cafo Beg Ulqini...”

Duke qenë dhëndër i Ulqinit, Fahri Buçinca ka treguar një interesim të veçantë për figurën e Cafo Alibegut, i cili ka qenë personaliteti më i njohur i Ulqinit në shekullit XX

Në Prishtinë, më 18 mars 2021, në moshën 86-vjeçare vdiq Fahri Buçinca, veteran i arsimit dhe autor i disa botimeve me vlera shkencore e kulturore. Duke qenë dhëndër i Ulqinit, ka treguar një interesim të veçantë për figurën e Cafo Alibegut, i cili ka qenë personaliteti më i njohur i Ulqinit në shekullit XX. Është meritë e tij dhe e bashkëshortes së tij Naxhije Alibegaj, mësuese e nderuar, që për 40 vjet kanë mbledhur lëndë me interes për këtë personalitet emblematik, që u kurorëzua me botimin e librit “Cafo Beg Ulqini-jeta dhe veprimtaria politike”, nga “Art Club”, Ulqin, 2009. Ishte ky botimi i parë kushtuar këtij personaliteti të anatemuar nga pushteti monist i kohës, duke qenë dhuratë për qytetarët e Ulqinit dhe më gjerë, me qasje shumëdimensionale për kohën kur ka jetuar e vepruar Cafo Begu. Në nderim të autorit, me këtë rast botohet recensioni për këtë libër, me rastin e përurimit të mbajtur në Ulqin, më 5.7.2009.

Monografi që i ka munguar literaturës shqipe