Kulturë

Intervenimi i NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve dhe Evropa tjetër

Intervenimi i NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve dhe Evropa tjetër
Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, Kaçanik, 12 qershor 1999 (Foto: Alban Bujari)

Që nga intervenimi i NATO-s kundër Jugosllavisë së mbetur më 1999 në mbrojtje të shqiptarëve të dëbuar, Evropa nuk është më siç ishte më parë. Një dëshmi e qartë se Rambouilleti nuk ishte thjesht një episod jetëshkurtër diplomatik, ishte më pas reagimi i shpejtë dhe i vendosur i NATO-s dhe BE-së ndaj luftës së ngjashme civile në konfliktin midis pakicës shqiptare dhe autoriteteve shtetërore në Maqedoni në vitin 2001

Marshimi i helmet-kaltërve ndërkombëtarë në Kosovë në qershor të vitit 1999, pati një pasojë unike sa u përket zhvillimeve evropiane të dëbimeve të shekullit 20. Brenda pak javësh u revidua spastrimi etnik i miliona njerëzve përmes kthimit në vendbanimet e tyre të pothuaj tërë të dëbuarve dhe u zbatua suksesshëm në praktikë qëllimi i ri i së Drejtës Ndërkombëtare për “kthimin e shpejtë të refugjatëve”. Në të vërtetë, mund të thuhet se shqiptarët e rikthyer menjëherë dëbuan rreth 110.000 serbë dhe 10.00 romë si “kolaboratorë” dhe më 2004 sërish nga veprimet e dhunshme të palës shqiptare kundër serbëve dhe romëve erdhi deri shpërngulja e mbi 4000 personave.